LAJMI I FUNDIT:

Si i zbuloi “droni spiun”, parcelat me hashash të shqiptarëve në Itali (Video)

Si i zbuloi “droni spiun”, parcelat me hashash të shqiptarëve në Itali (Video)

Një aplikacion spiun i instaluar në telefonat e tyre, nxori zbuluar shqiptarët pjesë e një bande që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion, kurse një dron spiun zbuloi plantacionet e hashashit.

Mediat italiane raportojnë se së paku 10 shqiptarë u ndaluan, si përgjegjës për këto veprimtari të paligjshme.


Sipas policisë, parcelat me kanabis ishin nën kontrollin e një bandë shqiptare vepronte në Veri të Italisë, shkruan Panorama.

Droga kultivohej në mes të pyjeve, tepër vështirë për tu identifikuar dhe karabinierëve u është dashur të përdorin dron spiun për të zbuluar parcelat.

Policia italiane e provincës së Torinos ekzekutoi në orët e para të mëngjesit urdhër arrestet për organizatën kriminale shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës, kultivimin e marijuanës dhe në shfrytëzim prostitucioni.

Prostitucioni, si u zbuluan tutorët

Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal shqiptar kishte në zotërim rreth 10 vajza me origjinë nga Shqipëria e Greqia, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Ata kontrolloheshin me anë të një aplikacioni spiun i instaluar pa dijeni në telefonat e tyre celularë. Me anë të këtij app shqiptarët ishin të informuar në çdo moment mbi lëvizjet e vajzave, e sasinë e parave të përfituara nga prostitucioni.