LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Griezmann duhet të fitoj ‘Topin e Artë’

Simeone: Griezmann duhet të fitoj ‘Topin e Artë’

Diego Simeone ka mbështetur yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, që të bëhet një nga tre finalistët për ‘Topin e Artë’ të 2016.

Griezmann shënoi 32 gola në të gjitha garat, ku Atletico arriti në finale të Ligës së Kampionëve dhe përfundoi vetëm tre pikë prapa kampionëve të Barcelonës në La Liga.


25-vjeçari vazhdoi paraqitjet e mira, ku përfundoj si fitues i ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2016, pasi shënoi gjashtë herë për kombëtaren e Francës deri në finale, ku u mundën 1-0 nga Portugalia.

Pavarësisht dështimit të tij për të fituar trofe në vitin e kaluar, Simeone insiston se Griezmann meriton të jetë në mesin e tre të nominuarve finalist, kur çmimi për ‘Topin e Artë’ jepet janarin e ardhshëm.

Simeone i hapur të menaxhoj në Angli dhe Itali
Lexo po ashtu Simeone i hapur të menaxhoj në Angli dhe Itali

“Nuk kam asnjë dyshim se ai duhet të jetë në tre finalistët”, ka thënë trajneri i Atleticos për mediat përpara përplasjes së International Champions Cup, ku ekipi i tij luan me Tottenhamin.

“Ai është një nga tre lojtarët më të mirë në Evropë dhe një kandidat për ‘Topin e Artë’. Ai nuk ka fituar asnjë titull, por ai shënoi gola dhe ishte gjithmonë vendimtar. Shpresojmë se ai do të ketë mundësinë për të fituar Topin e Artë”, përfundoi Simeone. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori