LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Në San Siro luajmë vetëm për fitore

Simeone: Në San Siro luajmë vetëm për fitore

Diego Simeone ka thënë se në San Siro pretendon vetëm fitore.

Të shtunën, duke filluar në orën 20:45, Atletico Madridi i Diego Simeones, përballet me Real Madridin e Zinedine Zidanit në finale të Ligës së Kampionëve.


Reali është favorit në letër, por në fushë ‘Los Blancos’ nuk dinë për fitore ndaj Los Colchoneros që disa ndeshje me radhë, teksa në ndeshjen e fundit që u zhvillua këtë vit në Santiago Bernabeu, përfundoi 1:0 për Atleticon.

Trajneri argjentinas ka thënë se do të jetë një ndeshje tejet e vështirë, por ka thënë se janë përgatitur në maksimum për këtë finale.

“Vetëm fitorja më bën të lumtur në finalen e Milanos, asnjë rezultat tjetër”, deklaroi Simeone.

“Pres një ndeshje shumë të vështirë. Besoj se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Ata na njohin neve shumë mirë, të njëjtën gjë edhe ne. Andaj do të mundohemi që të gjejmë rrugën që do të na shpie te titulli”, ka thënë më tej Simeone.

“Me Casmeiron në mesfushë Reali duket më i balancuar. Këtë pamë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt ku ata në disa raste luajtën edhe me kundërsulme”, tha ndër të tjera Simeone.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori