LAJMI I FUNDIT:

Simeonen nuk e brengos largimi i Saulit

Simeonen nuk e brengos largimi i Saulit

Diego Simeone e ka bërë të qartë se e ardhmja e Saul Niguezit është tek Atletico Madrid.

Çmimi i Saulit është rritur këtë javë kur me një aksion “solo” mposhti Manuel Neuerin, për t’ia siguruar një fitore minimale ekipit të tij kundër Bayern Munichut në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“[Krahasimi i Gazzetta dello Sport mes tij dhe Che Guevaras], nuk kem mendim për këtë gjë, duhet ta pyesni gazetën”, ka thënë Simeone.


“Suspendimin e kalove me qetësi. E pranova vendimin e tyre dhe e përgatita veten për këtë gjë”.

“Saul është në formë të mirë për momentin dhe gjëja më e mirë për të është që ta izolojë veten nga të gjitha të mirat që janë thënë për të. Nuk i frikësohem largimit të tij”.