LAJMI I FUNDIT:

Sipas Gjuriqit, PTK-ja nuk është e Kosovës por e Serbisë!

Sipas Gjuriqit, PTK-ja nuk është e Kosovës por e Serbisë!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar pas përfundimit të bisedimeve në Bruksel, se delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit nuk kanë arritur marrëveshje rreth Telekomunikacionit, pasi që sipas tij pala serbe nuk ka pranuar që asetet e sistemit të Telekomunikacionit të Serbisë të “paraqiten si pronës e Postës dhe Telekomit të Kosovës”, dhe që serbëve të veriut të Mitroviës tu mohohet e drejta për qasje në internet, raportojnë mediat serbe .

Gjuriq ka deklaruar para gazetarëve se një gjë e tillë ishte e papranueshme dhe përulëse për palën serbe, dhe për këtë arsye është refuzuar përpjekja e delegacionit të Prishtinës që të krijojnë “një enklavë të telekomunikacionit për serbët”, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk kemi lejuar që kompanitë tona dhe populli ynë në Kosovë të vihen në një lloj enklave të telekomunikacionit, ku populli ynë nuk do të kishte mbulim për internet dhe nuk do të mund të përdornin telefonat si në çdo pjesë tjetër”, ka shtuar Gjuriq.

Sipas tij, bisedimet për Telekomunikacionin kanë qenë ndoshta më të vështirat gjatë këtyre pesë viteve dialog. /Telegrafi/