LAJMI I FUNDIT:

SISËT në MAMOGRAM dhe vetëm pastaj në INSTAGRAM!

SISËT në MAMOGRAM dhe vetëm pastaj në INSTAGRAM!

Mjekësia dhe teknika po avancojnë, por po avancojnë edhe tumoret në paparashikueshmërinë, agresivitetin dhe rezistueshmërinë e tyre.

Po hulumtohen dhe po zbulohen metoda të reja diagnostike dhe terapeutike, por kurrë metoda të përsosura, transmeton Telegrafi.


As mamografia nuk është metodë e përsosur as sipas dëmshmërisë së vet, as sipas dobishmërisë. Mirëpo dëmshmëria e saj, natyrisht, me aplikimin e drejtë, është shumë e vogël në krahasim me dobishmërinë.

Shkaktari i vërtetë dhe unik i cilit do kancer, pra edhe të kancerit të gjirit, nuk është i njohur mjaftueshëm që të mund të pengojmë shfaqjen e kancerit.

Atë që mund ta bëjmë është që ta zbulojmë mjaft herët derisa të mos jetë i përhapur nëpër trup.

Edhe pse madhësia e kancerit nuk është faktor i vetëm i rëndësishëm i diagnostikimit të kancerit, në onkologji akoma vlen sintagma “Sa më i vogël, aq më mirë”.

07-often-abnormal-mammogram-questions-monkeybusinessimages

Te kanceri i gjirit fatmirësisht ekziston metoda me të cilën kanceri në shumicën e rasteve (më shumë se 80%) mund të zbulohet në fazën fillestare derisa sëmundja është akoma e lokalizuar në sisë.

Shoqata Amerikane e Kancerit, rekomandon që gratë të kryejnë kontrolle të rregullta mamografike një herë në vit, pas moshës 40 vjeçare.

Nëse keni nevojë për skrining mamografik, këtë e vendosni ju dhe mjeku juaj. Nëse jeni mbi moshën 40 vjeçare, konsultohuni me mjekun tuaj në mënyrë që t’ju informojë se kur duhet të filloni të kryeni.

Skriningu mamografik nënkupton regjistrimin e dy gjinjve në dy pozicione të ndryshme: nga poshtë –lart dhe nga njëra anë drejt anës tjetër.

Tek rezultatet e mamografisë, indi i gjirit shfaqet me ngjyrë të bardhë dhe të paqartë, ndërsa indi yndyror është i errët dhe transparent./Telegrafi/

landscape-1457107744-womanholdingthroat

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori