LAJMI I FUNDIT:

Sissoko kryeson listën e Juves

Sissoko kryeson listën e Juves

Juventusi është duke insistuar të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Newcastle Unitedit, Moussa Sissoko, pasi Paris Saint-Germaini e mbylli derën për Blaise Matuidin.

Patroni i kampionit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë për Le Parisien se mesfushori nuk do të largohet dhe klubi do t’ia vazhdojë kontratën. “Ai mbetet një ikonë e klubit tonë”, citohet të ketë thënë pronari i PSG-së.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Prandaj, Zonja e Vjetër duhet të kërkojë një alternativë tjetër deri në mbyllje të afatit kalimtar për ta plotësuar vendin e lënë bosh nga Paul Pogba.

Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia raportojnë se shënjestra e radhës në listë është Sissoko, të cilin e ka kërkuar edhe Interi.

Al-Khelaifi: Matuidi nuk shkon te Juventusi
Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Matuidi nuk shkon te Juventusi

27-vjeçari dëshiron të largohet nga Newcastle pas rënies nga liga, ndërsa vlerësohet deri në 30 milionë euro.

Axel Witsel (Zenit), Luiz Gustavo (Wolfsburg) dhe Hector Herrera (Porto), janë alternativat tjera. /Telegrafi/