LAJMI I FUNDIT:

Sistemi operativ Ubuntu vjen në telefonat Android

Sistemi operativ Ubuntu vjen në telefonat Android

Sistemi operativ Ubuntu është përshtatur për të punuar edhe në telefonat e mençur.

Softueri i bazuar në Linux do tu lejojë përdoruesve që të punojnë me aplikacionet e kompjuterëve desktop në telefonat e tyre, duke lejuar dyfishimin e tyre edhe për kompjuter personal kur telefoni të lidhet me monitor.

Fillimisht, kodi do të lëshohet si një fajll i cili mund të instalohet në telefonin Samsung Galaxy Nexus, për ta zëvendësuar sistemin operativ Android.


Disa analistë dyshojnë në gatishmërinë e konsumatorëve për ta pasur fuqinë e plotë të një kompjuteri në telefonin e tyre mobil.

Mirëpo për t’i bërë gjërat më të qarta, themeluesi i Ubuntu’së, Mark Shuttleworth, tha se ai është në bisedime me prodhuesit e telefonave të mençur mobil, me të cilët është duke diskutuar mundësinë e prodhimit të modeleve që do të shiten me këtë sistem operativ, i cili brenda këtij viti do të vijë i para-instaluar në disa telefona të rinj. / Telegrafi /