LAJMI I FUNDIT:

Situata në Grupin A: Fitorja e domosdoshme për Shqipërinë, Zvicra nuk guxon të humbë

Situata në Grupin A: Fitorja e domosdoshme për Shqipërinë, Zvicra nuk guxon të humbë

Këtë mbrëmje (e diel) nis edhe raundi i tretë dhe i fundit i ndeshjeve të fazës së grupeve në ‘Euro 2016’. Vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të jetë te sfida mes Kombëtares kuqezi dhe asaj të Rumanisë, një ndeshje që do të vendosë edhe çështjen e kualifikimit për në raundin e mëtejshëm.

Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës e Francës, e megjithatë ka ende mundësi që të vijojë rrugëtimin e saj në këtë Evropian. Kuqezinjve u duhet një fitore me gola ndaj skuadrës së Jordaneskut për të siguruar vendin e tretë, e më pas të presë rezultatet e grupeve të tjera për të shpresuar në një përfshirje mes katër ekipeve më të mira të vendeve të treta, që do të kualifikohen në 1/8 e finales.


Rumania, nga ana e saj, mund të kualifikohet edhe si e dyta e grupit nëse fiton ndaj Shqipërisë, por duhet të shpresojë në një fitore të thellë të Francës ndaj Zvicrës, transmeton TCH.

Në krahun tjetër, Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin mes 16 më të mirave të ‘Euro 2016’, ndërsa ajo që kërkon është të përfundojë këtë fazë në vendin e parë, objektiv ky për të cilin i mjafton edhe barazimi ndaj Zvicrës.

Por, Deschamps e di shumë mirë që skuadrës së tij i duhet një fitore bindëse në këtë ndeshje ndaj helvetikëve, për të shuar kritikat për lojën e zhvilluar ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë.

Padyshim se Paul Pogba do të jetë ai ku do të drejtohen ‘projektorët’. Mesfushori i Juventusit, pas polemikave të fundit, do të duhet të tregojë në fushën e lojës se mund të bëhet një futbollist i madh edhe me përfaqësuesen e vendit të tij. Deschamps është gati t’i japë fanellën e titullari 23-vjeçarit ndaj Zvicrës, ndërkohë që edhe Antoine Griezmann pritet të luajë që nga minuta e parë.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori