LAJMI I FUNDIT:

Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët

Sivjet 27 mijë fëmijë për herë të parë në shkollë, e 400 mijë rihapin ditarët

Sot gjatë ditës ministri  i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami  do të takojë drejtorët komunal të Arsimit. Takimi do të realizohet për të finalizuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016-2017.

Sidoqoftë, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci ka  njoftuar për përgatitjet që po bëhen për nisje dhe vijim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.


Statovci  deklaroi se të ditur se mbi 27 mijë nxënës fillojnë klasën e parë në këtë vit dhe se 400 mijë nxënës  hapin përsëri ditarët e tyre për 1 shtator.

“Fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne”, ka deklaruar Statovci, raporton lajmi.net.

“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.

Sipas saj, kujdesi i merituar u është dhënë natyrisht edhe mësimdhënësve dhe personelit administrativ.

“Për këtë patëm takim sot me stafin e MASHT, përgjegjës për sektorë të ndryshëm të jetës sonë arsimore”.

Ajo më tej deklaroi se krejt detyrat që i takojnë MASHT-it, janë në përfundim, raporton lajmi.net.

“Krejt ajo që ka qenë në mundësitë e dhëna, e kemi bërë. E kemi përgjegjësi, por edhe një privilegj e satisfaksion të veçantë, që kësaj armate gati gjysmë milionëshe të shpresës së këtij vend, t’ia mundësojmë edhe një vit të mbarë shkollor”, është shprehur Statovci.

“Jemi gati”, tha zv ministrja e Arsimit, Anila Statovci.

Por nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë,  mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se ndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.

Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind të vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori