LAJMI I FUNDIT:

S’ka marrëveshje për kodin telefonik

S’ka marrëveshje për kodin telefonik

Pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim – me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë e gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht kanë qenë të vendosur të mos pranojnë kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për telekomin.


“Siç është thënë edhe më përpara, pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e telekomit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Siç bën të ditur zyra e Tahirit, delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja.