0Shares

Cilës gjinie i takon Zoti? Kjo është pyetja që në intervistën për “Die Zeit” e ka shtruar Kristina Schroeder, ministrja gjermane e Familjes, duke iniciuar kështu një ortek të polemikave.

Duke folur rreth roleve gjinore në letërsinë për fëmijë, Schroeder ndër të tjera preku edhe temën për Perëndinë. Në gjuhën gjermane janë tre përcaktues që vendosen para emrave: der (mashkullore), die (femërore) dhe das (asnjanës). Për Zotin zakonisht përdoret “der”, pra mashkullorja.

Schroeder beson se kjo është e panevojshme. Sipas saj Zoti mund të vendoset edhe te gjinia asnjanëse, sepse “kjo edhe ashtu nuk ka rëndësi”, transmeton “Der Spiegel”. Meqë Schroeder është anëtare e partisë në pushtet, Unionit Demokratiko-Kristian (CDU), kjo deklaratë nuk është pëlqyer nga kolegët e partive tjera simotra, që po ashtu përfaqësojnë vlerat e krishtera.

"Ky budallallëk cerebral më la pa fjalë", tha ministrja bavareze e Sociales dhe anëtare e Unionit Social-Kristian (CSU), Christine Haderthauer, për tabloidin “Bild”.

"Është e trishtueshme për mua kur fëmijëve tanë ua marrin imazhet e fuqishme që janë relevante për imagjinatën e tyre, dhe gjithë kjo për shkak të pasigurisë dhe korrektësisë politike", tha Haderthauer.

Stefan Mueller, kreu i grupit parlamentar të CSU-së, deklaratën e koleges e cilësohej si të padenjë, ndërsa shtoi se ishte i tronditur nga ajo. Në mbrojtje të "Zotit mashkull” ishte edhe Norbert Geis, anëtar i CSU-së në Bundestag, i cili tha: "Perëndia është paraqitur si babai i Krishtit dhe mendoj se kjo kështu duhet të mbetet”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)