LAJMI I FUNDIT:

Skandali i përgjimeve, hetuesit fotografuan fshehjen e pajisjes në Polici

Skandali i përgjimeve, hetuesit fotografuan fshehjen e pajisjes në Polici

Prokuroria ende nuk ka marrë në dorëzim pajisjen përgjuese të policisë dhe akuzon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për lëvizjen e kësaj pajisje.

Sipas organit të akuzës, gjithçka ka ndodhur më 13 maj, ditën kur dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës shkuan për ta sekuestruar. Gjatë kësaj dite, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë dokumentuar gjithçka, me foto dhe prova në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan gazeta ‘Panorama’.


Makina me pajisjen përgjuese u largua rreth orës 12:00 nga Drejtoria e Përgjithshme, kur dy oficerët e Policisë Gjyqësore po prisnin kryepolicin Çako për ta pyetur, pasi atë moment nuk ndodhej në zyrë.

Prokuroria argumenton se para kësaj date, makina me aparaturën ilegale në pjesën më të madhe të kohës qëndronte në ambientet e F.P.O, deri sa nga ajo ditë nuk u kthye më.

Në harkun kohor të 30 minutave kur dy oficerët po prisnin Çakon, kjo aparaturë është hequr duke bërë të pamundur sekuestrimin e saj nga hetuesit e Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori