LAJMI I FUNDIT:

Skandali më i shtrenjtë në historinë e auto-industrisë, Volkswagen arrin marrëveshje për kompensim

Skandali më i shtrenjtë në historinë e auto-industrisë, Volkswagen arrin marrëveshje për kompensim

Kompania gjermane Volkswagen, ka arritur marrëveshje dhe është pajtuar të dëmshpërblej pronarët e veturave në Shtetet e Bashkuara me 14.7 miliardë dollarë, pasi ka pranuar se kishte përdorur softuer special për të manipuluar kontrollin e emetimeve të gazrave.

Një person i paidentifikuar i informuar mirë me rastin “Volkswagen”, është dakorduar të riparojë apo tërheq nga tregu veturat që posedojnë softuer të jashtëligjshëm të instaluar, dhe është zotuar se do të paguaj çdo pronarë të veturave me nga 10.000 dollarë, transmeton Telegrafi.


10 miliardë dollarë janë paraparë për riparim apo tërheqje nga tregu të rreth 475.000 veturave, si dhe kompensim shtesë nga 5.000 deri në 10.000 dollarë për çdo pronar.

Marrëveshja parasheh pagesën edhe të 2.7 miliardë dollarëve për fondin për mbrojtjen e mjedisit, dhe dy miliardë tjera për kërkime të teknologjisë së gjelbër.

Vendimi formal për marrëveshjen e arritur për t’i kompensuar dëmet pritet të bëhet publik gjatë ditës, kurse marrëveshja duhet të miratohet edhe nga një gjyqtar.

Raportohet se pronarët e veturave mund të refuzojnë ofertën e Volkswagen, dhe të padisin privatisht këtë kompani /Telegrafi/