LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Komuna e Prizrenit kërkon t’i rrënojë shtëpitë e vjetra ku ndodhi tragjedia

Skandaloze: Komuna e Prizrenit kërkon t’i rrënojë shtëpitë e vjetra ku ndodhi tragjedia

Ka përfunduar takimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prizrenit, i thirrur urgjentisht pas ngjarjes tragjike, ku si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në qendër të Prizrenit, ka humbur jetën një fëmijë 3-vjeçare.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, i ka thënë Insajderit, se takimi që ka përfunduar në orën 22:45 ka rezultuar me kërkesën për demolim të shtëpive të vjetra, në rrugën “Marin Barleti” në të cilën gjendet edhe shtëpia e rrënuar sot pasdite.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Ramadan Muja, edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në të.

“Komuna e Prizrenit ka kërkuar që qysh sonte të demolohet shtëpia në fjalë dhe shtëpitë e tjera në atë rrugë për shkak se paraqesin rrezik të madh. Por, unë dhe MKRS jemi kundër këtij vendimi, sepse nuk mund të merret si arsye tragjedia e sotme për të shkatërruar trashëgiminë pa e dokumentuar”, ka thënë Aliu, për Insajderin.

Ajo e ka përshkruar si mjaft të tensionuar takimin me Komunën e Prizrenit, për shkak se ata e kanë hedhur fajin tek MKRS-ja për mos lejimin e prishjes së këtyre shtëpive.

“Ne ua kemi bërë të qartë se përgjegjësinë për sigurinë publike e mban komuna, ndërsa për shtëpinë si objekt i trashëgimisë ne si Ministri. Ata po insistojnë në demolimin e shtëpive të vjetra në rrugën ‘Marin Barleti’, por kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Aliu, për Insajderin.

Insajderi merr vesh se një vendim në lidhje me këtë propozim pritet të merret gjatë ditës së nesërme.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori