LAJMI I FUNDIT:

Skrtel: Stoke – Liverpool, më shumë përleshje se futboll

Skrtel: Stoke – Liverpool, më shumë përleshje se futboll

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, mendon se ndeshja e të mërkurës kundër Stoke Cityt, do të ketë më shumë përleshje dhe ndërhyrje, sesa futboll.

“Ndeshja ndaj Stoke Cityt nuk është për futboll, por është për ndërhyrje dhe përleshje”.

“Përleshjet në zonë gjatë rivënieve anësore, harkimet nga këndi dhe gjuajtjet e lira kanë qenë gjithmonë pjese e lojës, por në këtë ndeshje mund të teprohen. Ata nganjëherë e teprojnë me këto gjëra, por kanë luajtur mirë këtë sezon”.


“Duhet të përballemi me ta dhe kjo do të jetë thelbësore për mbrojtësit tanë, të luftojmë kundër tyre, që lojtarët tanë kreativë të zhvillojnë lojën dhe të shënojnë gola”, ka theksuar Skrtel. /Telegrafi/