LAJMI I FUNDIT:

Besa shpallet kampion në hendboll

Besa shpallet kampion në hendboll

Ndeshja në hendboll mes Prishtinës dhe Besës ka përfunduar me rezultat 29-29.

Ndeshja e dytë e Play-Off të Superligës së Kosovës në Hendboll ndërmjet Prishtinës e Besës, ka përfunduar me dramë në fund të takimit, pasi që skuadra e Prishtinës barazoi rezultatin në fund 29-29, ku me këtë rezultat përfundoi edhe takimi.


Mirëpo ky rezultat i konvenoi skuadrës së Besës, të cilët u shpallën kampion me 32 ndeshje të fituara dhe vetëm një barazim.

Trofeun skuadrës se Besës ia dorëzoi Kryetari i federatës së hendbollit, Eugen Saraçini.