LAJMI I FUNDIT:

Sllovakët besojnë: Kozak mund ta eliminojmë Gjermaninë

Sllovakët besojnë: Kozak mund ta eliminojmë Gjermaninë

Të vështirë por jo të pamundur, kështu e ka cilësuar ndeshjen ndaj Gjermanisë, trajneri i Sllovakisë Jan Kozak.

Këtë të Dielë Marek Hamsik me shokë do të sfidojnë kampionët në fuqi të Botës në ruandin e 1/8-ave të Euro 2016, por edhe pse e shikon skuadrën e Joachim Low si një prej më të fortave të këtij kompeticioni , tekniku 62-vjecar i Sllovakisë, Jan Kozak beson se djemtë që ai drejton mund ti hapin jo pak probleme kombëtares së pancerave.

” Ajo që thoni ju gazetarët është e drejtë, Gjermania është një ekip shumë i fortë. Ata kanë në përbërje futbollistë që luajnë bashkë prej një kohe të gjatë dhe nga ana tjetër lojtarë që janë pjesë e klubeve më të mëdha të Europës. Por sic do skuadër tjetër edhe Gjermania ka pikat e saj të forta dhe të dobëta. Natyrisht, Gjermania ka fare pak dobësi si ekip, por kjo nuk do të thotë se ata janë një skuadër që nuk mund të mposhten. Ne do të përpiqemi të shfyrtëzojmë ato pak pika të dobëta që ka Gjermania për ti ndëshkuar, vetëm pak para fillimit të Europianit fituam në një ndeshje miqësore ndaj tyre dhe do tentojmë të rinisemi nga ai takim”.


I të njëjtit mendim me trajnerin Jan Kozak u shfaq edhe mbrojtësi Peter Pekarik . Ky i fundit në fjalën e tij theksoi se edhe pse Sllovakia do të ketë përballë favoriten numër 1 për të fituar Europianin ata kanë besim se mund ta eliminojnë Gjermaninë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori