LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia nuk i njeh diplomat e Universitetit paralel në veri

Sllovenia nuk i njeh diplomat e Universitetit paralel në veri

Qeveria e Sllovenisë nuk ka pranuar diplomat e dy serbëve, të cilit kishin kryer studimet në universitetin paralel në veri të Mitrovicës.

Ministria e Arsimit të Sllovenisë i ka dërguar një shkresë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të sqaruar statusin e këtyre diplomave, ku thuhet se qeveria sllovene njeh diplomat e Universitetit të Prishtinës të Republikës së Kosovës dhe jo ato të Mitrovicës që mbajnë logon Republika e Serbisë, njofton RTK.

Dy të diplomuar serbë, Vladimir dhe Dubravka Miliçeviq, të cilët kanë përfunduar studimet në fakultetin e mjekësisë në veri të Mitrovicës, kanë kërkuar punë në Slloveni.


Në logon e diplomave të tyre shkruhet: Republika e Serbisë dhe më poshtë Universiteti i Prishtinës. Por, shteti slloven nuk i ka pranuar këto lloj diplomash, duke iu bërë me dije se ato nuk janë të vlefshme në Slloveni, për faktin se Universiteti i Prishtinës nuk ndodhet në Republikën e Serbisë, por në Republikën e Kosovës. Zyrtari për informim në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, tha se shteti slloven i është drejtuar rektoratit për një sqarim.

“Në adresë të universitetit të Prishtinës, ata kanë postuar një njoftim por edhe një kërkim të informatave shtesë. Na kanë treguar se si ata i janë përgjigjur këtyre studentëve nga Mitrovica, dhe njëkohësisht kanë kërkuar sqarim prej neve se si duhet të veprohet për raste të ngjashme”, tha ai.

Vladimir dhe Dubravka Miliçeviq, pasi janë ballafaquar me përgjigjen sllovene, përmes njërit nga prindërit e tyre, kanë kërkuar nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, që në ndonjë mënyrë të marrin një lloj aprovimi tërthorazi nga rektorati, në mënyrë që ata të gjejnë mbështetje te organet sllovene. Por përgjigja e rektoratit ka qenë kjo. “Ne nuk kemi pranuar që të bëhemi ndërmjetësues në këtë rast, me qenë se ata janë të jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës”.

Ai thotë se nëse këto diploma do të ishin të ndonjë universiteti brenda territorit të Serbisë, studentët duhet t’i drejtohen Ministrisë së Arsimit për nostrifikimin e diplomave. Por, në këtë rast, janë të papranueshme për rektoratin e këtij universiteti. Sipas Iberdemajt, ky është një problem më shumë politik se sa akademik. “Ata pretendojnë se Prishtina, Universiteti i Prishtinës dhe Mitrovica dhe të gjitha janë në Republikën e Serbisë. Ky fakt është një tregues flagrant i ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe cenim i kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me Universitetin në veri të Mitrovicës. Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës, thonë se ai është një universitet ilegal edhe për faktin se nuk punon me plan programet e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori