LAJMI I FUNDIT:

Sneijder i painteresuar për QPR-në

Sneijder i painteresuar për QPR-në

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është absolutisht i painteresuar që të kalojë te QPR, sipas agjentit të holandezit, Soren Lerby.

“Ai është absolutisht i painteresuar për QPR-në dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë prej askujt”.

“Anglia ndoshta është top kampionat evropian, kështu që ndoshta do të kishte kuptim, por Sneijder dëshiron një top ekip”, ka thënë Lerby.


Ai shtoi se situata e Sneijder është ende e pa qartë, teksa premtoi se brenda dy javësh do të gjindet një zgjidhje për këtë. /Telegrafi/