LAJMI I FUNDIT:

Sofra e shtruar

Sofra e shtruar

Të nderuar miq,

Të nderuar bashkëkombës të mi,


Vëllezër dhe motra të KOMBIT,

Vëllezër dhe motra të GJAKUT tim Shqiptarë!

Sa mirë do të ishte sikur të jemi pak më parimorë kur i masim gjërat, të cilat kanë një rëndësi dhe interes madhorë kombëtar. Sidomos kur këto gjëra janë në kompetenca të politikanëve tonë të PADISHËM dhe pa PËRVOJË, e të cilët po i japin vetes të drejtën për të vendosur dhe sjellë vendime të cilat nuk po analizohen dhe maten mirë..!!??

Është një fjalë e urtë popullore: “Lehtë është me u ulur për të ngrënë bukë në SOFËR të shtruar”

Tani del një pyetje e cila kërkon urgjentisht përgjigje:

Kush e ka përgatitur këtë SOFËR për ta shtruar, ashtu që njerëzit jo MERITORË ta kenë vetëm një problem – të ulen dhe të hanë në atë SOFËR!?

Të dashur vëllezër dhe motra të gjakut dhe KOMBIT tim shqiptar!

Është dashur të vritet një familje e tërë 47 anëtarësh, është dashur të ndodhë krimi kundër njerëzimit në Reçak, të rrihen, vriten, malltretohen, masakrohen, ekzekutohen dhe shumë e shumë të tjerë në mënyrë që më në FUND, për shqiptarët e Kosovës, të organizohet një konferencë me karakter ndërkombëtarë në RAMBUJE, në të cilën njerëz të caktuar, që i polli nëntoka aso kohe, të futen në të, dhe jo vetëm kaq, por edhe të marrin rolin vendimmarrës në këtë konferencë!

“PUBLICISTË”, “ANALISTË”, Intelektual e Pseudo-intelektual, Akademik e Pseudo-akademik, pastaj AKADEMIK e PATRIOT e shumë-shumë të tjerë me apo pa MERITA, u ulen në këtë SOFËR të quajtur RAMBUJE, për ta ngopur BARKUN e tyre të pangopshëm dhe në këtë mënyrë të faktorizohen dhe ndërtojnë autoritetin e tyre të “POLITIKANIT”, pa asnjë përvojë në këtë drejtim, të vetë shpallen LIDERË, të GRABISIN  pozita duke kërcënuar të tjerët, për të “UDHËHEQUR” me VENDIN, dhe për ta FUNDOSUR atë gjerë në pozitën ku ndodhemi SOT.

Në ndërkohë duke krijuar për veten e tyre, jo për KOSOVËN as për KOMBIN, pasuri përrallore, dhe duke mos i deklaruar ato në institucionet adekuate, dhe t’i thonë POPULLIT se, ja ne jemi ata “MBRETËR” që duhet të na VOTONI, sepse ne jemi mbretër dhe nuk kemi nevojë për të vjedhur.

Populli sot, me apo pa të drejt, këta po i quan HAJNA, TË KORRUPTUAR, KRIMINEL  TRADHËTARË,  ….  etj. …. etj.

Të dashur miq, vëllezër dhe motra të KOMBIT tim, vëllezër dhe motra të GJAKUT tim shqiptarë.

I MADHI Jusuf Gërvalla, të cilit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës DARDANE, dikur e këndonte një këngë, një pjesë të cilës unë do ta citojë tani.

Kjo për ti kuptuar, qartësuar dhe shpjeguar gjërat më lehtë:

“pra këndo bilbil këndo; ….. se në MAJ këndon kushdo”.

Kështu fliste dhe BËRTISTE dikur, kështu thoshte dhe këndonte i MADHI JUSUF GËRVALLA.

E nxorët ndonjë porosi nga kjo këngë, apo jo!!!??? .

Kjo, vetëm sa për ta lidhur me SOFRËN E SHTRUAR dhe për t’i kuptuar disa gjëra më lehtë.

Atëherë, duhet të këndojmë nganjëherë, edhe atëherë kur është ftohtë pra. Apo jo të dashur miq!

Kjo për arsyen, sepse në MAJ këndojnë edhe “PUBLICISTËT” edhe “ANALISTËT”, edhe MEDIOKRITËT, edhe SHUSHUNJAT,  edhe HIENAT E KOMBIT…. si dhe …..lloj-lloj zogjsh dhe KORBASH tjerë. ……… E MAJI QE BESA po na afrohet PRA!

Për të qenë më parimorë dhe për ta dërguar në vend të vetin porosinë e këtij shkrimi, më duhet ta them se ne shqiptarëve na nevojitet shumë shumë punë për ta përgatitur dhe shtruar SOFRËN tonë të përbashkët, në të cilën do të ulemi të gjithë vëllezërit nga të gjitha TREVEAT  E ILIRISË dhe të hamë bashkë.

NDRYSHE, SOFRËN DO NA PËRGADISIN TË TJERËT, DHE PAK KUSH NGA KËTA VËLLEZËR ILIRO-DARDAN DO TA KENË MUNDËSINË TË ULEN BASHK ATY.

Në trend

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Kalo në kategori