LAJMI I FUNDIT:

Softbank e blen ARM-në për 23.4 miliardë funta!

Softbank e blen ARM-në për 23.4 miliardë funta!

Softbank është afër marrëveshjes për të blerë ARM Holdings, kompaninë britanike të gjysmëpërçuesve.

Marrëveshja do të jetë e para në këtë shkallë të gjerë, si transaksion ndërkufitar në Britani pasi që kjo e fundit votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian muajin e kaluar, raporton Neë York Times.


ARM ishte parë si një strehë e sigurt nga paqëndrueshmëria përreth “Brexit” për shkak se teknologjia e saj e çipave përdoret në telefonat mobil në të gjithë botën, me të ardhura të kufizuara që rrjedhin nga Britania.

ARM do të jetë një nga blerjet më të mëdha të Softbank ndonjëherë.

ARM ka qenë një udhëheqës i tregut të çipave për pajisje mobile në vitet e para, ndërsa kompanitë e tjera të gjysmëpërçuesve u fokusuan në kompjuterët desktop.

Kalimi në segmentin mobil ka qenë i vështirë për konkurrentët e ARM-së, veçanërisht Intel, dhe kjo bëri që ARM të mbajë në një pozicion kryesor për të dominuar tregun e procesorëve të përdorur në telefona të mençur dhe tabletë.