LAJMI I FUNDIT:

Sonte do të ndodhë diçka e pazakontë

Sonte do të ndodhë diçka e pazakontë

Këtë vit, fenomeni do te zgjasë qe nga ora 3 deri ne orën 4:30 të mëngjesit, pra rreth 1.5 deri ne 2 ore, dhe kur efekti optik te venitet, sateliti ynë do te marre përsëri ngjyrën e zakonshme te tij.

Por prej kohesh me këtë fenomen, njerëzit kane lidhur besime dhe hamendësime te shumta, kryesisht qe lidhen me apokalipsin, apo fundin e botes. Jo me larg se afro 3 vjet me pare, bota priti me një lloj ankthi arritjen e 21 dhjetorit, dita kur sipas profecisë Maya, bashke me Hënën e Kuqe do te vinte edhe Gjykimi Universal, fundi i Botes.


Gjithsesi, historia tregon se gjate Hënës se Kuqe kane ndodhur evente qe kane hyre ne memorien kolektive si ngjarje qe ne një fare mënyre lidheshin me fatkeqësitë dhe katastrofat. Kështu, gjate këtij fenomeni, ne vitin 1493, ka ndodhur dëbimi i çifuteve nga Spanja, ndërsa ne vitin 1967, shpërtheu lufta e gjashte ditëve ndërmjet Izraelit nga njëra ane dhe Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë nga ana tjetër.

Ne vijim te profecive, pastori amerikan John Hagee ka shkruar një libër me titull: “Four Blood Moons: Something is About to Change”, ku nder te tjera ai lidh fenomenin ne fjale me uraganin Katrina. Në profecinë e tij, ai shkon edhe me tej duke lidhur Hënën e Kuqe me vete fundin e Botës.

Megjithatë, Hëna e Kuqe, qe ne vetvete nuk përbën një term te mirëfillte shkencor është një fenomen ciklik i zakonshëm qe vetëm ne harkun mes prillit 2014 dhe shtatorit te këtij viti ka ndodhur katër here. Gjate këtij momenti, madje përmenden edhe shume ngjarje te bukura dhe te këndshme për një pjese te mire te popujve.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori