LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia XZ debuton muajin tjetër

Sony Xperia XZ debuton muajin tjetër

Sony Xperia XZ do të lansohet në SHBA muajin e ardhshëm, dhe telefoni do të jetë në dispozicion në 2 tetor nga një numër shitësish të cilët përfshijnë Amazon dhe Best Buy.

Telefoni vjen me ekranin në 5.2 inç i cili përmban një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve.
Pajisja është mundësuar nga procesori i Qualcomm Snapdragon 820 dhe e njëjta gjithashtu vjen me 3GB RAM.


Për memorie të brendshme janë opsionet për zgjedhje mes 32GB ose 64GB dhe telefoni gjithashtu ka një port për microSD kartelë për zgjerim, si dhe dy kamera, në të dyja anët.

Në pjesën e përparme të pajisjes ofrohet kamera me 13MP për selfie dhe në pjesën e prapme të pajisjes ka një kamerë edhe më cilësore me 23MP për fotot dhe videot.

Sony Xperia XZ vjen me Android 6.0 dhe versioni amerikan i pajisjes nuk shfaqë një skaner për gjurmë gishtash si në versionin evropian.