LAJMI I FUNDIT:

Sopa është vrarë

Sopa është vrarë

Ish-zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës, Hamdi Sopa, është vrarë. Dyshimet për këtë janë vërtetuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës i cili tashmë ka kryer obduksionin dhe se raportin i ka dorëzuar prokurorisë.

Sipas burimeve të gazetës Kosova Sot në raportin e Mjekësisë Ligjore, thuhet se Sopa ishte vrarë, para se të hidhej nga kati nëntë i banesës së tij.

Ndërkohë që prokuroria po vazhdon hetimet për vdekjen e 59 vjeçarit, raportohet edhe për fakte të reja.


Sipas hetimeve fillestare dyshohet se Sopa ishte goditur me thikë fillimisht dhe pasi që plagët nuk ishin vdekjeprurëse atë e kanë hedhur nga ballkoni i banesës, shkruan “Bota Sot”, e cila thirret në burime të saj.

Gjithnjë sipas saj, të dyshuarit kryesor për vrasje janë familja e tij, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, si dhe një person i gjinisë mashkullore i cili është parë në vendin e ngjarjes në momentin që viktima ka rënë nga ballkoni.

Kjo është zbuluar nga një video amatore të cilën e kishte bërë një kalimtare rasti e cila për shkak të zhurmës së madhe, nga kureshtja kishte xhiruar gjithçka, shkruan kjo gazetë.

Sot janë bërë katër ditë që nga vdekja e Hamdi Sopës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori