LAJMI I FUNDIT:

Sot caktohet seanca për Demarkacionin, opozita vazhdon të kundërshtojë

Sot caktohet seanca për Demarkacionin, opozita vazhdon të kundërshtojë

Javën që lamë pas Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj, mori vendim që Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi të dërgohet në Kuvend.

Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj në të cilën do të behët edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit.


Telegrafi dje ka raportuar se sot po ashtu pritet të caktohet edhe data e mbajtjes së seancës ku edhe do të hidhet në votim marrëveshja e për kufirin me Malin e Zi.

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit pritet të bëhet në seancë të rregullt plenare, e jo në seancë të jashtëzakonshme siç është folur më parë.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike dhe analistët, i kanë thënë Telegrafit se mbetet ende e paqartë se si do të jetë rezultati i votimit në Kuvend.

Po ashtu ata kanë theksuar se  marrëveshje të tilla mund të prodhojë mospajtime të mëdha, dhe një gjë e tillë sipas tyre nuk duhet të ndodhë.

Pavarësisht insistimit të pozitës që të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje, opozita vazhdon t’i qëndrojë prapa kauzës së tyre se një gjë e tillë nuk bënë të ndodhë.

Në anën tjetër banorët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që urgjentisht të merren masa në ketë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ngase shumë hektarë të zonës së Rugovës e Komunës së Istogut do të aneksohen në mënyrë paqësore nga Mali i Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori