Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit, në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.
Këtë vit, OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti.
Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi.
Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton infeksion në më tepër se 200 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 4000 deri 5000 njerëz vdesin si pasojë e problemeve kronike nga hepatiti B. Ky virus merret kryesisht me anë të kontaktit me gjak të infektuar ose nga kontakti i ngushtë me sipërfaqet e njoma të trupit, si gjatë marrëdhënieve seksuale.
Foshnjat mund të ekspozohen ndaj hepatitit B gjatë lindjes. Ndaj nënave u bëhen analizat gjatë shtatzënisë. Foshnjat dhe fëmijët mund ta marrin gjithashtu atë nga anëtarët e familjes.
Natyra e vaksinimit: Në nëntor të 1991-shit, Komiteti Këshillimor mbi Praktikat Imunizuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi vaksinimin e të gjitha foshnjave në Shtetet e Bashkuara.
Për fëmijët që nuk janë vaksinuar që foshnja, vaksinimi mund të nisë në çdo moshë. Përderisa rruga kryesore për të marrë infeksionin janë marrëdhëniet seksuale, vaksinimi duhet bërë para se adoleshentët të bëhen aktivë seksualisht.
Gjithashtu, në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral.
Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre