LAJMI I FUNDIT:

Sot inaugurohet autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri

Sot inaugurohet autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri

Sot me një ceremoni do të inaugurohet linja e re interkonjeksionit 400kw Shqipëri-Kosovë.

Në këtë ceremoni e cila do të mbahet në Kashar-Tiranë, dhe do të fillojë në ora 11:00, do të marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.


Gjatësia e kësaj linje është 241.5 kilometra, 90 km është nga pjesa e Kosovës, ndërsa, gjatësia nga Shqipëria është 151.5 kilometra.

Vlera e përgjithshme e financimit është 75.5 milionë euro, 33.5 milionë euro të financuara nga Kosova, ndërsa 42 milionë euro të tjera nga Shqipëria. /Telegrafi/