LAJMI I FUNDIT:

Sot nis edicioni jubilar i ‘Skena Up’

Sot nis edicioni jubilar i ‘Skena Up’

Festivali ‘Skena Up’ sot hap dyert për të gjithë dashamirët e filmit duke shfaqur edhe sivjet filma të ndryshëm nga vendet të ndryshme të botës.

Kjo ngjarje pritet të sjellë shumë programe të tjera siç janë, panelet, diskutimet, punëtoritë dhe programi INSTEAD (mysafir nga Holanda) i cili merret ekskluzivisht me debatet gjatë festivalit.

Në ‘SKENA UP’ do të jenë tri juri profesionale, të cilat do të vlerësojnë veçmas programet: juria e filmit ndërkombëtar, juria e filmit kombëtar dhe juria për teatër.


Eventet e ‘SKENA UP’ do të mbahen në KINO ABC 1, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në teatrin ‘DODONA’ dhe në teatrin ‘ODA’. Në EU Info & Cultural Center mbahen ligjëratat dhe debatet, duke mos harruar afterparty-t të cilat do të mbahen çdo mbrëmje në HAMAM jazz Bar.

‘SKENA UP’ do të fillojë sonte, tre dhjetor, dhe do të zgjatë deri të dielën, më nëntë dhjetor. /Telegrafi/