LAJMI I FUNDIT:

Sot do të ketë ndërprerje të rrymës

Sot do të ketë ndërprerje të rrymës

Disa lokacione në Kosovë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Kjo sipas KEDS-it do të ndodhë për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Fushë Kosova (një pjese) , Uglari , Solo Kosova , IMF Kosova , Auloni , Migrosi , Pompat e Ujësjellësit (Batllava) .


Shkyçjet do të bëhen prej orës 11:00 deri në orën 12:00.

Ndërkaq nga ora 12:00 deri në orën 13:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Vjetra Bresje , Tregu , Ambullanta Bresje , Bogujevci , Alumili , Kisha Bresje. /Telegrafi/