Viktor Denkovski dhe Shaban Jashari janë dëshmitarë në rastin Lagjja e Trimave- Kumanovë, të cilët janë të pakapshëm nga organet e ndjekjes dhe të njëjtit nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore. Derisa, dëshmitari Murat Lutfiu është ndërprerë gjatë dëshmisë së tij dhe është caktuar për seancën tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Publike ka kërkuar që me Lutfiun të fillohet me pyetje të kryqëzuara, sepse sipas PP-së, disa pjesë të dëshmisë së dëshmitarit dallojnë nga deklarata e të njëjtit për Prokurorinë Publike. Me këtë kërkesë të PP-së nuk është pajtuar pala mbrojtëse, sepse kjo e fundit nuk e posedon proces verbalin e deklaratës së parë të dëshmitarit. Prandaj, dëgjimi i dëshmitarit do të vazhdojë në seancën tjetër, kur pala mbrojtëse do ta ketë proces verbalin e deklaratës së parë të dëshmitarit Murat Lutfiu. Në ndërkohë gjykatësja ka propozuar që të vazhdohet me materialet që i posedon Prokuroria Publike.
Avokati i palës mbrojtëse Asmir Alispahiç ka zbuluar tani kur po përfundohet me dëshmitarët e PP-së, pala mbrojtëse vetëm se ka propozuar disa dëshmitarë.
Sipas Portalb, Avokati Alispahiç ka thënë se “Mbrojtja ka një numër të madh të dëshmitarëve. Disa prej tyre janë propozuar. Por, nuk do t’i zbuloj para opinionit. Me kohë do të informoheni se për kë bëhet fjalë. Për kë kemi njohuri se mund të dëshmojnë do t’i ftojmë, qoftë politikanë apo qytetarë të thjeshtë… me qëllim për të dalë e vërteta.”
Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert