LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Formacionin s’ia zbuloj Interit, Totti mund të startojë

Spalletti: Formacionin s’ia zbuloj Interit, Totti mund të startojë

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, ka hezituar që t’a zbulojë formacionin para duelit ndaj Interit, teksa ka aluduar në një startim të mundshëm nga minuta e parë të legjendës Francesco Totti.

Totti ka shfaqur një paraqitje fantastike ndaj Astra Giorgiut në Europa League dhe 40 vjeçari është në qendër të vëmendjes me tifozët që kërkojnë startimin e tij nga minuta e parë.


Vetë Spalletti thotë se ai nuk e ka ndërmend që të zbulojë detaje nga formacioni para ndeshjes ndaj një ekipi shumë të fortë si Interi, kurse nuk përjashton një startim të Tottit në këtë takim.

“Nuk është e drejt që t’i japim përparësi një ekipi të fortë si Interi duke ua treguar formacionin tim para ndeshjes”.

“Në qershor ju të gjithë keni kërkuar që ai të ketë nga një turne në secilin stadium për një ndeshje të fundit të tij, megjithatë, tash kërkoni që ai të startojë nga minuta e parë në një ndeshje të rëndësishme”.

“Nëse ne gjejmë një mes, do të ketë zgjidhje për këtë. Deri tani unë jam sillur në mënyrë precize dhe siç kam thënë ashtu kam bërë”.

“Unë tashmë kam thënë se janë fundamentalë ata që bëjnë më të mirëni për ekipin. Totti ka bërë mirë në ndeshjet e fundit, prandaj ai mund të startojë”.

“Jam i kënaqur me Tottin dhe sa më shumë ai bën gjëra të mrekullueshme në fushë, aq më i lumtur jam”, u shpreh Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori