LAJMI I FUNDIT:

Spanja zbulon pikat e dobëta të saj

Spanja zbulon pikat e dobëta të saj

Spanja nuk arriti më shumë se një pikë në sfidën e së enjtes ndaj Italisë, duke grumbulluar 4 pikë nga dy ndeshje.

Kjo skuadër vjen në Shkodër me dy pikë më pak se kombëtarja jonë që aktualisht gjendet në vendin e parë të Grupit G.


“Furia e kuqe” është favorite në sfidën që do të luhet në “Loro Boriçi”, por pavarësisht kësaj, skuadra e trajnerit Julen Lopetegu po çalon. Në të vërtetë dy lojtarë po pësojnë rënie të formës dhe ndaj Italisë vetëm sa konfirmuan se nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Kapiteni Sergio Ramos dhe mesfushori Sergio Busquets. Të dy këta shihen në kombëtare si të pazëvendësueshëm dhe pritet të jenë në fushë edhe ndaj Shqipërisë.

Më poshtë do të analizojmë performancat e tyre në ndeshjet e fundit.

Sergio Busquets

Pozicioni i Busquest në skuadër është shumë i rëndësishëm. Ai është një nga të paktët lojtarë që luan në atë që në botën e futbollit njihet si “pozicioni Makelele”, term që u la për nder të mesfushorit francez Makelele.

Në rreshtimin 4-3-3 si ai i Spanjës, Busquets i jep mundësinë dy shokëve të repartit që të avancojnë në sulm, ndërsa ai kujdeset i vetëm për mesin e fushës duke ndalur kundërsulmet. Një nga rolet më të vështira në fushë.

Një lojtar intelegjent, por që i duhet edhe të vrapojë shumë. Në të njëjtën kohë ai edhe ndërton aksione, ose jep topa të gjatë për sulmin, kur dy shokët e tjerë të repartit nuk arrijnë ta bëjnë këtë gjë, pasi zakonisht janë të markuar.

Por, kohët e fundit Busquets nuk po shkëlqen si dikur. Kambanat e alarmit filluan të binin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Monchengladbach. Barça arriti të fitojë 2-1, por Busquets ishte fajtor për pësimin e golit. Ai gaboi në mesfushë duke bërë që 20-vjeçar Mahmoud Dahoud të organizonte një kundërsulm të shpejtë që u shndërrua në gol. Fitorja të bën të harrosh gabimet, prandaj performanca e tij e dobët kaloi pa u vënë shumë re.

Sergio Ramos

Para më pak se gjashtë muajsh Sergio Ramos ngriti lart trofeun e Ligës së Kampionëve pas një sezoni tjetër të jashtëzakonshëm, por me fillimin e këtij të riut, të gjithë po pyesin çfarë po ndodh me kapitenin e Realit dhe Spanjës?

Në sfidën e së enjtes ndaj Italisë, mbrojtësi dha një tjetër penallti, që është e katërta në këtë sezon, ndërsa jemi vetën në javën e parë të muajit tetor. E vërtetë që kjo ishte penalltia e parë në 139 ndeshje me kombëtaren, por askush nuk mund ta mohojë që po kalon në një moment të vështirë.

Disiplina asnjëherë nuk ka qenë pika e tij më e fortë në 12 ndeshjet e para të sezonit 2016-2017, me ish-mbrojtësin e Sevillës që është ndëshkuar edhe me pesë kartonë të verdhë deri më tani.

Mbrojtësit kanë karrierë më jetëgjatë se anësorët ose sulmuesit për shkak të rolit të tyre, por kur je 30-vjeç nuk është sekret se këmbët do të fillojnë të lëvizin më ngadalë.

Ramos duket se është në këtë pikë, por pavarësisht kësaj, vendin si titullar ende e ka të siguruar. Pas ndeshjes ai deklaroi se “shumë shpejt do t’ju mbyll gojën të gjithë atyre që po e kritikojnë”.

Si Ramos, ashtu edhe Sergio Busquets e kanë kuptuar që tashmë janë në një moment të vështirë dhe do të punojnë fort që të rikthehen, por urojmë që këtë ta bëjnë nga e hëna.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori