LAJMI I FUNDIT:

S’përfshihen në rendin e ditës së Kryesisë as Asociacioni, as demarkacioni

S’përfshihen në rendin e ditës së Kryesisë as Asociacioni, as demarkacioni

Të hënën është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila pritet të caktojë rendin e ditës dhe ditën e mbajtjes së seancës së ardhshme të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës të propozuar për këtë mbledhje, rezulton se dy nga çështjet më të nxehta, rreth të cilave ka pasur përplasje midis pozitës e opozitës thuaja gjatë gjithë kësaj legjislature, nuk do të jenë në rend të ditës së Kuvendit as në seancën e parë, që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme, transmeton koha.net.


Kryesia, që do të mblidhet të hënën, në orën 11, ka paraparë këtë rend të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  8. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
  9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  11. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,
  12. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015.
  14. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ndërsa deputetët e Vetëvendosjes, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, kanë marrë pjesë në punën e komisioneve dhe pritet të jenë të pranishëm edhe në seancën e Kuvendit, deputetët e AAK-së dhe të Nismës për Kosovën nuk ka dhënë shenja se do të ndërrojnë kursin e bojkotimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori