LAJMI I FUNDIT:

Spielberg regjisori i vitit në Eddie Awards

Spielberg regjisori i vitit në Eddie Awards

Krijuesi legjendar i filmave Steven Spielberg pritet të marrë çmimin si regjisori i vitit në Eddie Awards për vitin 2013 që ndahet nga American Cinema Editors.

Regjisori i nominuar për Oskar do të marrë çmimin Golden Eddie Filmmaker of the Year në edicionin e sivjetmë të Ace Eddie Awards që do të zhvillohet më 16 shkurt në Los Angeles – vetëm tetë ditë para ndarjes së Çmimeve të Akademisë (Oskar).

“Steven Spielberg është një pasuri e kinemasë. Për më shumë se katër dekada ai e ka shëtitur audiencën nëpër botë me markën e tij unike, të fuqishme të tregimit të ngjarjeve. Si një prej regjisorëve më të suksesshëm në histori, ai ka sjellë filmat më të dashur, të cilët jo vetëm na kanë ngazëllyer neve, por do të jenë të pashlyeshëm në fabrikën tonë kulturore”, thuhet në deklaratën e Bordit të Drejtorëve. /Telegrafi/