LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan shërbime falas për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës

Spitali Amerikan shërbime falas për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës

Marrëveshja e arritur në gusht të këtij viti, në mes Spitalit Amerikan dhe Komunës së Mitrovicës për trajtimin e pacientëve ne nevojë nga pjesa veriore e Mitrovica e veriut, ka dhënë rezultatet e pritura. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes 16 qytetarë të kësaj pjese janë kuruar me sukses në Spitalin Amerikan, ndërsa deri në fund të shkurtit një shërbim i tillë do t’u ofrohet edhe 20 pacientëve tjerë.

Kështu u vlerësua në konferencën e përbashkët për media të drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan, Driton Ukmata, dhe kryetarit të Komunës se Mitrovicës Avni Kastrati, e të cilët u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Driton Ukmata, ka thënë se 16 pacientët nga rajoni i Mitrovicës veriore, janë trajtuar dhe kuruar me sukses në këtë spital, duke bërë të ditur se marrëveshja e arritur po funksionon ashtu siç është paraparë.


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka falënderuar drejtorin e Spitalit Amerikan dhe gjithë stafin e tij, duke thënë se ndihma e ofruar është e mirëseardhur për qytetarët e Mitrovicës veriore, pasi që sipas tij, nevojat për trajtim mjekësor janë të shumta.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Driton Ukmata shpjegoi se në bazë të marrëveshjes, përparësi kanë pasur ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet që përllogaritet të rënda dhe komplekse e të cilat nuk mund të trajtohen në spitalet publike.

Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre pacientëve janë trajtuar edhe në Spitalin Amerikan në Tiranë. Ukmata tha se deri në fund të shkurtit , do të trajtohet 36 pacientë, ndërsa shpjegoi se kostoja e shërbimeve mjekësore për 16 pacientët e shëruar është 60 mijë euro. Me këtë rast u tha se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës Veriore të marrin trajtimin e duhur mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori