LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet gjatë testimit Jeep Wrangler, ka edhe pjesën e hapur për bartjen e mallrave (Foto)

Spiunohet gjatë testimit Jeep Wrangler, ka edhe pjesën e hapur për bartjen e mallrave (Foto)

Deri më tani kanë qarkulluar thashetheme, se Jeep është duke punuar në një veturë, që e ka edhe pjesën e pasme, të destinuar për bartjen e mallrave.

Megjithëse kompania nuk ka thënë asgjë rreth këtyre spekulimeve, është një fotografi që i tregon të gjitha shumë qartë.


Autoblog e ka siguruar një fotografi, ku besohet se shihet makina e re nga Jeep.

Sipas njohësve të veturave, ky është një Wrangler që do të lansohet vitin e ardhshëm.

Por, pamjes së kamufluar, nuk bëhet i ditur asgjë rreth kësaj makine gjigante. /Telegrafi/

1

2