LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet ‘pickup-i’ i ri nga Mercedes (Foto)

Spiunohet ‘pickup-i’ i ri nga Mercedes (Foto)

Është përfolur shumë për një makinë të re nga Mercedes, që do të ketë rimorkio.

Derisa shumë kanë thënë se kjo është e tepruar dhe se do të dilte nga ‘linjat luksoze’ që kanë modelet kësaj kompanie prestigjioze, shoferët që bartin mallra janë gëzuar pas lajmit për këtë makinë.


E, spiunët e veturave i kanë rënë pas dhe e kanë fotografuar veturën e kamufluar, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një ‘pickup’, transmeton Telegrafi.

Automobili i lartë, i gjerë, me katër dyer dhe me trup të mbështjell me folie kamuflazhi, e ka pasur edhe një rimorkio relativisht të madhe.

Në atë pjesë ishin disa gjësende të mbuluara, që dyshohet se kanë qenë të rënda, për të testuar fortësinë e pjesës së pasme.

Madje, shoferi i makinës që po testohej, i ka ‘përshëndetur’ fotografët duke ua treguar gishtin e mesit. /Telegrafi/

pickup-i 2

pickup-i 8

pickup-i 7

pickup-i 6

pickup-i 5

pickup-i 4

pickup-i 3