380 ndeshje të dyshuara për manipulim

17:01 / 4.02.2013
Europoli ka zbuluar se 380 ndeshje futbolilstike në mbarë globin janë në dyshim për manipulim, pas një hetimi të gjatë për atë që quhet rrjet i organizuar kriminal në sport.

 425 lojtarë, zyrtarë dhe individë të tjerë janë të dyshuar se janë përfshirë në një sindikatë të organizuar kriminale me bazë në Azi, që besohet se ka planifikuar operacionet e fiksimit të rezultateve të ndeshjeve.

Rob Wainwright, drejtor i Europolit, thotë se në këto ndeshje të dyshuara përfshihen edhe dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, një prej të cilave është luajtur në Angli në dy-tri vitet e fundit edhe pse autoritetet nuk dhanë emrin e këtij klubi.

“Këtu kemi të bëjme me një organizatë të dyshuar kriminale me bazë në Azi dhe që operon me rrjetin e saj në Evropë. Është e qartë për ne se ky është hetimi më i madh për fiksim të ndeshjeve të bërë ndonjëherë në Evropë. Kemi marrë rezultate të mëdha të cilat kanë shfaqur në mënyrë të befasishme dhe të papritur atë që po ndodh në futboll. Ne kemi zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal”, ka theksuar Wainwright.

Pagesa nga 2 deri në 16 milionë euro besohet se janë bërë gjatë viteve të fundit dhe për një ndeshje të vetme të fiksuar janë vënë deri në 140 mijë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.