Abidal: U ktheva në futboll për Titon

14:01 / 28.12.2012

Futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal, i cili u kthye në stërvitje pasi vuajti nga kanceri në mëlqi, ka thënë se rikthimi i tij në futboll vjen i motivuar nga Tito Vilanova.

 Mbrojtësi francez, i cili ka qenë jashtë fushave për tetë muaj pas transplantimit të mëlqisë, ka thënë se ai e bashkndjen momentin me Tito Vilanovan, i cili tani po rikuperohet nga rikthimi i kancerit.

“Tito dhe unë kemi përjetuar gjëra të njëjta. Ne kemi menduar ndryshe prej të tjerëve. Ne e dimë çfarë mendon secili prej nesh, pa e thënë kurrë asnjë fjalë. Unë e bëj rikthimin tim për vete dhe për Titon”, është shprehur Abidal. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.