Agjenti: City kërkon De Rossin
Ish-agjenti i Roberto Mancinit, ka zbuluar se ylli i Romës, Daniele De Rossi, është në bisedime me Manchester Cityn. “Mund të konfirmoj se City është i interesuar për De Rossin. Mancinit vërtet i pëlqen De Rossi dhe oferta mund të jetë në plan, duke parë se Manchester City nuk ka blerë asgjë deri tani”.
“Roma e konsideron lojtarin të pa shitshëm, por nuk e di nëse agjenti i De Rossit, Sergio Berti, vërtet është në Mançester, ashtu siç kanë raportuar mediat italiane”, ka thënë ish-agjenti dhe miku i Mancinit, Giorgio De Giorgis. /Telegrafi/