Agjenti i Villas: Fiorentina ka projekt interesant

16:36 / 22.06.2013

Agjenti i David Villas, Victor Onate, ka thënë se nuk ka ndonjë interesim konkret nga Fiorentina për klientin e tij, por ata kanë një projekt interesant në mendje.

“Mendoj se është herët të them se ka pasur interesim formal nga Fiorentina, por ne e dimë se ata kanë një projekt interesant në mendje”.

“Unë kam punuar me drejtorin teknik të Fiorentinas, Eduardo Marcian, te Valencia. Ne jemi shokë dhe vazhdimisht komunikojmë. Fiorentina ka pasur një sezon të mirë dhe e kanë ndërmend të forcohen edhe më shumë”.

“David është i fokusuar në Kupën e Konfederatave. Nuk është e lehtë të largohesh nga një klub si Barcelona dhe largimi i tij varet nga shumë faktorë, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës, pasi që ai dëshiron të jetë protagonist vitin e ardhshëm”, ka thënë agjenti i sulmuesit spanjoll. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.