Aguero: Gjithçka duket e zymtë

18:07 / 10.02.2013

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Premier duken pak të zymta për momentin, por ka shtuar se ata nuk do të dorëzohen.

 ”Ka ditë ku asgjë nuk funksionon siç duhet. Humbja ndaj Southamptonit ishte një prej këtyre ditëve. Nuk ka arsyetim, ne duhet të punojmë shumë që të shkojmë përpara”.

”Gjithçka duket pak e zymtë për momentin, por nuk besoj që dorëzimi është opsion”, ka thënë Aguero në profilin e tij në Twitter./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.