Alba: Të dy skuadrat e kërkuan fitoren

13:34 / 4.02.2013

Anësori i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se të dyja ekipet ishin të pafata në barazimin 1-1 ndaj Valencias, pasi që të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar.

“Ishte ndeshje e barabartë dhe të dy skuadrat kanë mundur të fitojnë sepse të dy palët krijuam shumë raste. Ishim paksa të lodhur sepse ndeshja në Kupë ishte shumë kërkuese”.

“Gjithmonë ka qenë e vështirë për Barcën që të fitojë në Mestalla. Valenica është bërë të fortë prej ardhjes së Ernesto Valverdes në klub dhe jam i sigurt që ata do të jenë lartë në tabelë në fund të sezonit”, ka thënë Jordi./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.