Albiol: Zënka Mou-Ronaldo, e zakonshme

15:24 / 19.01.2013

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka hedhur poshtë incidentin mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldo pas Kupës së Mbretit ndaj Valencias, të cilën ai e përshkruan si të zakonshme.

 Kemi raportuar se Ronaldo dhe Mourinho janë përplasur keq pas takimit ndaj Valencias, ku tekniku portugez i ka kërkuar yllit madrilen që të kthehet edhe në mbrojtje, gjë që ka refuzuar ta bëjë Ronaldo. Këto përplasje sipas Albiolit janë shumë normale.

“Ronaldo dhe Mourinho janë të dy fitues. Ata thjesht kanë shkëmbyer mendimet. Ajo që ndodhi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë te ekipi”, ka theksuar Albiol. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.