Allegri dëshiron ta sigurojë vendin e tretë

11:00 / 12.05.2013

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur tejet i interesuar që të mbyllë dilemën për vendin e tretë qysh të dielën ndaj Romës në sfidën që zhvillohet në San Siro.

 Milanit i duhet vetëm një fitore në dy ndeshjet e radhës ndaj Romës dhe Sienës që të konfirmojë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve, por Allegri nuk dëshiron ta lë për javën e fundit.

“Unë kam thënë 70-71 pikë na duhen dhe ne mund ta bëjmë këtë të dielën. Ne duhet të jemi më të motivuar se Roma dhe rezultati i vetëm për ne është fitorja”.

“Ne do ta luajmë lojën tonë. Ne kemi bërë mirë në pjesën e dytë të sezonit. Skuadra ka fituar zemrat e tifozëve pas startit të keq dhe nuk ka një ndeshje ku s’kemi luftuar. Vendi i tretë do të na ndihmonte për të rifituar vetbesimin dhe për të na dhënë një bazë të mirë për startin e sezonit të ardhshëm”, u shpreh Allegri.  /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.