Alves: Sevilla na e bëri të vështirë

18:14 / 24.02.2013

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka thënë se Sevilla i shtyri ata të punojnë shumë që ta sigurojnë fitoren 2-1 të shtunën.

 “Ishte ndeshje e çuditshme veçanërisht se ishte tejet ftohtë, por në fund ia dolëm të fitonim”.

”Sevilla na shtyri të punojmë shumë që t’i marrim tri pikët. Ata nuk janë çfarëdo ekipi, ata janë rivalë të mëdhenj dhe kanë shumë kualitet”, ka thënë Alves pas ndeshjes. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.