Amelia: Balotellit mund t’i ndezë te Milani

16:07 / 30.12.2012

Portieri i Milanit, Marco Amelia, ka thënë se ardhja në Milan mund të jetë e mirë për problematikun, Mario Balotelli.

 ”Unë nuk e njoh Marion mirë, por mendoj se ai i ka kaluar momentet e vështira në jetën e tij”.

”Mendoj se do të ishte mirë për të që të vinte në Milan. Ky është një ambient që u jep hapësira tipave të ndryshëm të lojtarëve dhe jam i sigurt që ai dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve se është lojtar i madh”, ka thënë Amelia./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.