Ancelotti admiron menalitetin e Barcës
Menaxheri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, thotë se ndeshja miqësore ndaj Barcelonës të shtunën do të jetë test i rëndësishëm për lojtarët e tij. “Kjo ndeshje ndaj ekipit më të mirë në botë do të jetë test i mirë për ne”.
“Ajo që na pëlqen te Barcelona është mentaliteti. Ne do të tentojmë të ndjekim udhën tonë me kohën dhe cilësinë që kemi në dorë”, është shprehur Carlito. /Telegrafi/