Ancelotti i zhgënjyer me Pastoren
Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, është shprehur i zhgënjyer me Javier Pastoren pas humbjes prej 2-1 nga Nice.Mesfushori argjentinas nuk po luan siç është pritur te klubi francez, ndërsa është duke u spekuluar se mund të largohet në janar.
“Pastore më ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, por unë pres që edhe ai të jetë i zhgënjyer me mënyrën si po luan”, ka thënë strategu italian në një konferencë për media. /Telegrafi/